Telefonata e mesnatës pas 31 dhjetor mund të ndryshojë botën e futbollit, Real Madridi flet për herë të fundit me Kylian Mbappe

Kylian Mbappe prej vitesh është i lidhur me një transferim te Real Madridi. Francezi u largua “një milion” herë nga Parisi, por saga do të përfundonte gjithmonë me qëndrimin e tij në radhët e PSG-së.

Real Madridi nuk hoqi dorë kurrë nga sjellja e këtij lojtari. Megjithatë, Florentino Perez është gati të tentojë të sjellë për herë të fundit sulmuesin e PSG-së dhe do të vendosë rregulla të qarta në negociata.

“Real Madrid do të kontaktojë Kylian Mbappe pas mesnatës së 31 dhjetorit. Ai do të ketë 15 ditë për të marrë një vendim përfundimtar dhe për të nënshkruar kontratën”, shkruan spanjoll AS.

Kjo do të thotë se Mbappe është në një pozicion “merre ose lëre”. Perez dhe Reali nuk duan të krijojnë sagë për transferimin e sulmuesit francez dhe do t’i japin atij 15 ditë për të menduar për ofertën. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *