Aristoteles Romero vijon të mbetet problematik me sjelljen e tij, por këtë herë jo vetëm në fushën e lojës. Mesfushori i Partizanit ka rënë në duart e policisë për shkak se dyshohet të ketë shunuar partneren e tij. Sipas asaj që raporton “ABC News” venezueliani është shoqëruar drejt komisariatit në Tiranë ku edhe është marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur. Megjithatë pritet të shihet nëse do të merren masa të mëtejshme për të apo dërgimi në qeli.
Ndërkohë futbollisti që erdhi te Partizani nga ekipi i Krotones ka rezultuar një problem më shumë për “të kuqtë” se sa një vlerë e shtuar në grup. Paraqitjet e tij nuk kanë bindur deri më tani, ndërda përkushtimi i Romeros ka qenë minimal, duke mos treguar aspak profesionalizëm dhe dëshirë. Një gjë e tillë u dallua qartë edhe në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Kukësit disa muaj më parë, ku sosi edhe durimin e Sormanit me vonesën e tij për t’u bërë gati për të hyrë në fushë. Aq trajneri Italian do të ndryshonte mendim për futjen e mesfushorit venezuelian si zëvendësim, duke e lënë sërish në stol.
Gjithashtu sjellja jo e duhur e ka shoqëruar edhe në jetën jashtë futbollit, ku banorët e pallatit të tij kanë shprehur disa herë ankesa në lidhje me muzikën e lartë të vendosur prej Romeros, që ka shqetësuar jo pak qytetarët përreth./Halit Delibashi-Sport Ekspres/