Suksesi i jashtëzakonshëm në fushën e lojës po shoqërohet me lajme aspak pozitive në jetën personale të tij. Pas lajmeve në lidhje me marrëdhënien e tij në çift, 17-vjeçari është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë për shkak të babait të tij.
Munir Nasraui është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor. Babai i Jamalit është përfshirë në një sherr me tre afrikano-veriorë, të cilët e kanë sulmuar me thikë. Nasraui ka njoftuae se gjendet jashtë rrezikut për jetën, por vazhdon të mbetet në një gjendje të rënduar shëndetësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/