“Te Vorskla i dinin disa fjalë shqip më përpara”! Taulant Seferi premton: I kam luajtur të gjitha ndeshjet në Ukrainë, e godasim Israelin në pikën e dobët

Shqipëria do të përballet kundër Israelit dhe Islandës. Këto takime janë shumë të rëndësishme për objektivin e kuqezinjëve, që është të dalin në vendin e parë në grup. Në konferencën e sotme për shtyp ishte edhe Taulant Seferi që ka premtuar se do ta godasin Israelin në pikën e dobët.

“I kam luajtur të gjitha ndeshjet në Ukrainë dhe unë po ndihem mirë. Megjithatë është Reja që vendos se kush do të luajë si titullar dhe kush jo. Ky grup duhet të bëjë maksimumin, të jemi të gjithë së bashku. Kemi mungesa të mëdha që na mërzisin pak. Ky grup që është duhet të përgatitet maksimalisht për këto finale.

Atmosfera është shumë e mirë, jemi të gjithë së bashku. Do analizojmë Israelit, do të gjejmë pikat e tyre të dobëta dhe aty do t’i godasim. Situata në Ukrainë? Në media është bërë e madhe, por në futboll është gjithçka normale. Te Vorskla i dinë disa fjalë shqip pasi kanë luajtur edhe disa shqiptarë të tjerë më parë”, tha Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *