Arlind Ajeti nuk e fsheh lumturinë për ftesën e Rejës: Shqipëria ka kualitet shumë të madh, lojtarët tanë janë pjesë e ekipeve të mëdha

Shqipëria do të përballet kundër Israelit dhe Islandës. Këto takime janë shumë të rëndësishme për objektivin e kuqezinjëve, që është të dalin në vendin e parë në grup. Në konferencën e sotme për shtyp ishte edhe Arlind Ajeti që shprehu kënaqësinë e tij që është i grumbulluar te Shqipëria.

“Janë ndeshje shumë vendimtare për Shqipërinë. Ne sapo kemi ardhur dhe kemi shumë kohë për t’u përgatitur. Do të bëjmë maksimumin. Kemi disa lojtarë të ndryshëm nga koha e mëparshme kur kam qenë unë. Por unë e kam kënaqsi të luaj për Kombëtaren. I kam luajtur të gjitha ndeshjet në Itali. E kam pritur këtë ftesë? Nuk mund ta them, por ky është objektivi im. Kualiteti i Shqipërisë është i lartë, kemi lojtarë në ekipe të mëdha”, tha Ajeti. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online