“Të vjen keq të humbësh me një penallti të tillë”, Daja nuk e humb besimin: Do dalim nga kjo gjendje, nuk na ka dominuar asnjë

Kryeqyteti këtë mbrëmje vishet i gjithi bardheblu. Shehi fiton duelin e tij me Ilir Dajën, teksa Tirana mposht Partizanin me rezultatin minimal 1-0. Tirana udhëheq tashmë tabelën e klasifikimit, ndërsa të kuqtë zhyten më thellë në krizën e madhe që i ka mbërthyer këtë fillim sezoni. Në përfundim të ndeshjes protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”.

Daja (Partizani): “Kemi humbur një derbi ku ka qenë një episod dhe më vjen keq që një mbrojtës si Belica kur nuk ka asnjë rrezikshmëri vjen në një kohë vonesë. Nuk dua të ankohem për mungesat. Nuk kemi qenë aty ku duhet në zonën e golit, por pothuajsë për 90 minuta e kemi mbajtur kundërshtarin në gjysmëfushën e vetë. Nëse ne nuk do kishim bërë gjë në derbi atëherë do thoja që kjo dozë e shtuar nga ana psikologjike do të ndikonte.

Të vjen keq të humbësh një derbi me një penallti të tillë. Janë lojtarë të rinj, disa e kishin për herë të parë derbin. Besoj që do dalim nga kjo gjendje, sepse në fund fare asnjë nga ekipet nuk na ka dominuar. Po të shikoni edhe qëndrimin e Malës në 90 minuta ishte arsyeja se ishte sulmuesi i vetëm që kishim në dispozicion. Kur flasim për lojtarë që bëjnë diferencën, Belica apo Malaj, do të kërkonim më shumë. Një organizim më i mirë në mesfushë dhe Xhuniorin dhe Filipoviçin do e shtynim më shumë në zonën e golit. Nëse nuk do kishim bërë gabimin që bëmë sot, do kishim shumë më tepër pikë. Jemi ekipi që godasim më shumë portën kundërshtare. Do kishim më shumë pikë nga sa kemi, sepse janë fitore të munguara që nga ndeshja e parë e deri te e sotmja. Finalizimi është një gjë që do ta rregullojmë e do mundohemi të rekuperojmë si në pikë edhe në klasifikim”.

Limaj (Tirana): “Ishte një ndeshje me shumë emocione dhe ndonëse e kisha imagjinuar kështu, kur u futa në fushë u harrova dhe isha në botën time, duke menduar vetëm për lojën. Ishte derbi i parë i imi, megjithatë në fushë u harruan emocionet. Kur merr penalltinë, duhet të jesh i ftohtë dhe i sigurt, por unë pashë edhe pak portierin, para se të vendosja të gjuaja. Nuk kisha frikë aspak, pasi po të ishte ndryshe, nuk do e kisha marrë topin fare.

Kisha përballë tifozët e Tiranës dhe jam i kënaqur që kemi tifozërinë më të mirë në Shqipëri. Pjesën e parë ishim më mirë, ndërsa në të dytën u tërhoqëm pak, por besoj se merituam më shumë të fitonim. Ishim kompaktë në mbrojtje dhe këtu bëmë diferencën në derbi. Kjo fitore na jep shumë besim dhe siguri për javën tjetër në Shkodër. Jemi një grup fantastik, me djem të mirë, që luftojnë fort për titull. Pikërisht për këtë arsye jemi në vend të parë. Ndërrimin, trajnei më tha se e bëri për shkak të kartonit, pasi nuk donte të rrezikonte dhe është ok”.

Halili (Tirana): “Derbi ka rëndëis të madhe për ne. I ka rezultatet të gjitha brenda. Jemi të kënaqur që kemi fituar këtë ndeshje. Festojmë sot dhe ecim para. Për sa i përket klasfikimit jemi në vend të parë, por për të folur për më tutje kemi shumë punë për të bërë. Për sa i përket titullit është shumë, shumë shpejt. Ka hsumë punë për të bërë”.

Shehi (Tirana): “Ndryshuam që 7 minutat e fundit të pjesës së parë, sepse menduam se kundërshtari do të luante me modul tjetër. U shprehëm më mirë 4-3-3. Jo çdo gjë shkon perfekt, por e rëndësishme është që fituam derbin. E kam thënë edhe herë të tjera dhe e përsëris, nuk duhet të kemi limite. Individë të veçantë po tregojnë rritje. Dihet çfarë rëndësie ka derbi edhe për vazhdimësinë. Është e rëndësishme edhe për anën psikologjike.

Nga rëndësia që ka derbi është e rëndësishme të marrësh masat mirë në fazën mbrojtëse. Kërkojmë të rrisim cilësinë, të rrisim kualitetet. I kemi ato. Në minutat e fundit u tërhoqëm pak, por është normale. Lojtarët kërkojnë të ruajë rezultatin. Nga mënyra se si dalim në sulm kemi për të përmirësuar. Por mos harroni që është derbi. Në kujtesën time nuk mbaj mend ndonjë derbi që të ketë pasur cilësi. Gjendja emocionale është më e madhe se normalja. Mendoj që është herët. Ka shumë javë në lojë. Më shumë na gëzon vazhdimësia jonë. Kampionati fitohet me skuadrat e vogla bie, sepse kemi 7 të mëdha. Por është shpejt për të nxjerrë Partizanin apo skuadër tjetër nga gara.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online