-Presidenti Ardjan Takaj dhe stafi drejtues i Skënderbeut kanë drekuar para ndeshjes si zakonisht para ndeshjeve ndërkombëtare në Restorantin “Kondor” në qendër të qytetit të Elbasanit pasi kjo është zgjedhje fatsjellëse.
– Një trajneri të mirënjohur kroat i është refuzuar pajisja me biletë për ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit në sportelin e Elbasan Arenës
– Ndeshjen Skënderbeu-Partizani i Beogradit e monitoruan edhe dy oficerë sigurie të UEFA-s , ndërkohë që zakonisht caktohet vetëm një.
– Bluzat e fëmijëve që shoqëruan ekipet ishin me mbishkrimin me mesazhin “Futbolli për të gjithë”.
– Kërkesat për bileta Vip Gold kanë qenë të jashtëzakonshme , gjë që nuk ka ndodhur në asnjë ndeshje tjetër ndër kombëtare të zhvilluar në Elbasan Arena
– Administrata e Elbasan Arena për herë të parë që nga inaugurimi i këtij impianti kishin treguar kujdes maksimal për foninë e zërit të spikerit të këtij gjiganti sportiv, në mënyrë që akustika të ishte e shkëlqyer.
– Për sigurimin e mbarëvajtjes së ndeshjes Skënderbeu-Partizani i Beogradit ishin dislokuar 221 forca policie dhe grupet e FNSH.
– Në orën 16.00-16.30 qentë antieksploziv kanë kontrolluar të gjitha ambientet e brendshme dhe ato përreth Stadiumit Elbasan Arena.
– Zv.Drejtori i Policisë, mesazh policëve para fillimit të ndeshjes: “Kryeni me përgjegjshmëri detyrën”.
– Presidenti i Federatës Serbe të Peshëngritjes, Milan Mihajloviç, ishte në Elbasan Arena duke përfituar nga rasti që prej një jave ndodhet në Durrës, ku po zhvillohet Kampionati Europian i peshëngritjes për te rinj dhe deri 23 vjeç.
– Nuk mund të mungonte në stadium Sokol Kushta, një personazh mjaft i njohur jo vetëm në Shqipëri, por me siguri edhe në Serbi, për ata që kanë ndjekur Flamurtari-Partizan 30 vite më parë.
– Rrugët në hyrje të Elbasan Arena u monitoruan gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
– Një punonjës policie orientonte hyrjen e tifozëve me megafon, në momentin që nisi fluksi i tifozëve për të hyrë në stadium.
– Në 19.25 mbërritën autobusët e Skënderbeut dhe Partizanit në stadium. Fishkëllima për ekipin serb.
– Ndryshe nga ndeshjet e tjera, shitja e biletave filloi dy ditë para zhvillimit të ndeshjes, por sërish shumë njerëz e kishin lënë për në orët para startit të takimit. Tifozët e Skënderbeut qëndruan 30-40 minuta në radhë për të hyrë në Elbasan Arena pas orës 20.00.
– Tifozeria u është nënshtruar kontrolleve jashtëzakonisht të rrepta para hyrjes në Elbasan Arena.
– Nga tribuna C2, para fillimit të ndeshjes nisën koret: “UÇK, UÇK”, “Mbyte shkatërroje, serbin masakroje”, “Eja mblidhuni këtu, këtu”.
– Me fillimin e ndeshjes, një flamur gjigant kuqezi u shpalos në tribunën përballë dhe një tjetër më i vogël në anë të tribunën qendrore.
– Në çdo 2 metra në gjithë perimetrin e fushës së Elbasan Arenës kishte një stjuard.
– Dy skuadrat zbritën në fushë me kapitenët që mbanin në dorë parullën “Equal Game”, “Lojë e barabartë”, ndërsa më pas dhanë një mesazh domethënës, duke bërë një foto të përbashket para fillimit të ndeshjes.
– Gjatë ndeshjes pati thirrje për Ballist Morinën, ende i burgosur në Kroaci.
– Kur futbollistët e Partizanit të Beogradit zotëronin topin, i gjithë stadiumi i fishkëllente në kor.
– Gjatë konferencës së shtypit të trajnerit serb ka pasur momente ilariteti, madje është krijuar një situatë të qeshurash pa fund, saqë gazetarët nuk po mund t’i drejtonin pyetje trajnerit. Të qeshurat i provokoi përfaqësuesja bukuroshe e ekipit të Partizanit, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u fut në sallën e konferencave, aq sa e harruan