Paolo Dibala nuk është ai i një edicioni më parë. Sulmuesi argjentinas nuk dha atë që pritje në takimin e ditës së djeshme me Frozionen. Dhe sot ka qenë në qendër të kritikave nga mediat italiane. Argjentinasi ka rënë në hijen e Ronaldos dhe duket se e ka të vështirë që nuk është në qendër të vëmendjes.
Me Frozinonen kishte mundësinë për të treguar se edhe ai është aty për të shpëtuar skuadrën, por Ronaldo i mori skenën me plot meritë. Sulmuesi ka marrë vlerësim shumë negativ nga mediat teksa nuk e ka kaluar notën 5.5.
Edicionin e shkuar Dibala ishte lideri i skuadrës, por këtë vit edhe vendin si titullar nuk është më i sigurt.