Te Teuta-Dinamo fiton…Vllaznia! Mbyllet ndeshja në Durrës, kënaqen vetëm shkodranët

Teuta-Dinamo është mbyllur pak më parë në një barazim 0-0. Një ndeshje e cila ndan pikët për të dy ekipet dhe në fund nuk ka asnjë të kënaqur. Teuta kërkonte me patjetër fitoren për t’u afruar më shumë me zonën e Final Four, ndërsa ekipi i Dajës kërkonte të qëndronte afër vendit të parë, për të mbajtur hapin e Egnatias.

Pas këtij barazimi, Teuta qëndron me 26 pikë në vendin e pestë, ndërsa Dinamo qëndron me 33 pikë në vendin e tretë. Fituesi i vetëm i këtij takimi është padyshim Vllaznia, që e kërkonte një rezultat i tillë. Kjo pasi Teuta vjen menjëherë pas Vllaznisë dhe në rast fitore do ta kërcënonte jo pak për vendin e katërt. Me këtë barazim, Teuta qëndron 26 pikë dhe VLlaznia ka 33 pikë, me një diferencë prejj 7 pikësh që për momentin jep shumë qetësi. Por nga ana tjetër edhe Dinamo ngelet në kuotën e 33 pikëve, po aq sa Vllaznia, duke mos u shkëputur dot nga shkodranët. /Sport Ekspres/