Te Southampton janë me “zemrën e ngrirë”, një intervistë e Lukakut mund t’i kthejë planet e sezonit

Southamptoni është i varur nga Armando Broja dhe vetë statistikat tregojnë se golat e sulmuesit shqiptar kanë pasur peshë të madhe në grumbullimin e pikëve, në asnjë rast nuk i kanë shërbyer statistikave. Lojtari i Shqipërisë është sulmuesi që ka realizuar më tepër gola te Southampton dhe huazimi i tij përfundon në qershor. Por planet mund të ndryshojnë, me Chelsea-n që ka kartonin e tij. Intervista e fundit që ka dhënë Lukaku për mediat italiane ka sjellë jo pak tronditje.

Belgu është shprehur se dëshiron të kalojë te Interi dhe nuk mund të vazhdojë më te londinezët. Në këto kushte, për londinezët është e detyrueshme që të rikthejnë Brojën në shtëpi, duke parë produktivitetin e tij në Serinë A. Mediat pranë klubit të Southamptonit konfirmojnë se kjo intervistë e fundit e Lukakut mund të ndikojë direkt në planet e Chelsea-t që të marrin Brojën që në merkaton e janarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online