Lushnja do të përballet në ditën e sotme kundër Apolonisë, në derbin e Myzeqesë që do të zhvillohet në “Roza Haxhiu”. Kjo përballje do të nisë në orën 17:30 dhe pritet me kërshëri të madhe pasi këtu do të vendoset edhe titulli kampion.
Nga krahu i Lushnjes kanë reaguar duke i’u frikësuar vendimit të arbitrave, nisur nga përballja e fundit mes këtyre ekipeve. “Shpresojmë të mos vendoset nga peshqit e mëdhenj”, është reagimi i skuadrës përpara ndeshjes kundër Apolonisë. Pikërisht deklarata e trajnerit Gjyla që ka marrë jehonë në atë humbje të Lushnjes që vazhdohet të komentohet gjatë, megjithëse këtë herë nuk mungon fryma e “Fair Play-t”. /Sport Ekspres/