Kevin Zefi ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme që Inter U18 luajti kundër Spal U18. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-2 për zikaltrit dhe të katër golat u shënuan pikërisht nga 17-vjeçari shqiptar. Zefi është treguar i jashtëzakonshëm me pokerin e golave, duke dëshmuar më së miri vlerat e tij.
Sulmuesi aktualisht luan për moshat e Kombëtares së Irlandës, ku gjendet edhe një tjetër shqiptar, Roko Vata. Zefi shihet si një lojtar me perspektivë për të ardhmen dhe te Shqipëria do të donin të vishej kuqezi. Megjithatë zgjedhja në fund i takon Kevinit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/