Gareth Bale nuk ka kaluar një periudhë të mirë tek Reali i Madridit, teksa shpeshherë ka qenë në epiqendër të vëmendjes së tifozëve. Këta të fundit kanë pasur vetëm vërshëllima për mënyrën e lojës së uellsianit, duke ngelur të pakënaqur me të.
Ndërkohë vetë futbollisti në një intervistë për “Marca-n”, tregon se një gjë e tillë ndikon vetëm për keq. Shpeshherë tifozët vërshëllejnë edhe pa arsye, pasi dëshirojnë vetëm shënimin e golave, por një gjë e tillë nuk është gjithmonë e mundur.
“Vërshëllimat ju bëjnë ju që të ndiheni edhe më keq. Humbisni besimin tuaj. Unë kam pasur 80.000 tifozë që më vërshëllenin në Bernabeu dhe pyet veten tënde: “Si është e mundur një gjë e tillë?”. Nuk është një gjë e mirë. Herën e parë kam pyetur veten: “Çfarë është kjo?”.
Kur vërshëllejnë të bëjnë që të ndihesh më keq dhe humbet vetbesimin dhe luan më keq, ndërsa tifozët bëhen edhe me të irrituar. Nëse kur shkon në shtëpi shikon ende njerëz që flasin për futboll, kur gjithçka ka mbaruar, të jep dhimbje mendore.
Në futboll ti mund të luash në mënyrë të pabesueshme, por nuk shënon dot për pesë ndeshje dhe tifozët do të thonë se ke qenë shumë keq. Nëse ti e di se je mirë me veten tënde, ajo që thonë të tjerët, nuk ka fare rëndësi”, tha Bale. /Sport Ekspres/