I njëjti operacion si me Moratën, Reali i Madridit do t’i japë Interit sulmuesin që e transferuan me zhurmë

Reali Madridi zyrtarizoi afrimin e Luka Joviç me shumë bujë, pas shpërthimit që sulmuesi bëri tek Frankfurti. Fali Ramadani doli edhe njëherë në skenë, si menaxheri shqiptar që bën lëvizjet më të zhurmshme, për të mbyllur negociatat me madrilenët.

Por në gjithë këto kohë, Joviç është përfolur më tepër për skandale, sesa për punën e bërë në fushën e lojës. Kjo ka bërë që spanjollët të mendojnë largimin e tij dhe së fundmi është Interi që ka dalë në skenë.

Reali i Madridit do të lejojë largimin e tij si në “operacionin Morata”. Pra duke e dërguar Joviç tek Interi si huazim me të drejtë blerje, por nga ana tjetër spanjollët do të kenë mundësinë e rimarrjes së sulmuesit në rastin se shpërthen në Itali. Ashtu siç do të ndodhte edhe me Moratën te Juventusi, kur pasi la gjurmë në Seria A, bardhezinjtë nuk mundën që ta mbanin në Itali. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online