Të sharat e Da Silvas që përfunduan te Brdariç, mjeku i Vllaznisë sqaron situatën: I thamë ne trajnerit, i kishte rënë edhe lentja e syrit

Në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë përveç përplasjes mes tifozëve edhe në fushën e lojës kishte një klimë të tillë. Në minutën e 25 ishte Da Silva që pësoi një dëmtim të rëndë në kokë. Brdariç nxitoi duke e zëvendësuar lojtarin, por ky i fundit reagoi keq ndaj tij pasi kërkonte të vazhdonte lojën, duke nisur të sharat në drejtim të tij.

Mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja ka shpërndarë disa fotografi nga qepjet e Da Silvas dhe ka sqaruar rastin: “Ju falënderoj për komentet, si të mirat dhe të këqijat. Dua të sqaroj se ka një rregullore loje për dëmtimet në kokë. Stafi mjekësor i kërkon trajnerit që lojtari të ndërrohet dhe ne e kërkuam ta hiqte nga fusha.

Për më tepër, kur ka më shumë se dy çarje dhe shumë gj.ak, arbitri e ka të vështirë që ta lërë në fushë. Në atë rast kishim disa çarje, i kishte rënë edhe lentja e syri. Si mund të luante? Edhe pse Da Silva kishte shumë dëshirë të luante. Pas 7 minutash në dhomat e stadiumit nuk po ndihej mirë”, sqaron Haxhaja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *