“Të përsërisim suksesin e Skënderbeut”, Olsi Rama i befasuar nga Ilir Daja: Interesante! Nuk do lojtarë, tha një fushë me bar dhe Kompleksi

Partizani e ka zyrtarizuar përfundimisht timionerin e ri që nga ky moment, duke marrë trajnerin shqiptar më të mirë në qarkullim, Ilir Dajën. Pikërisht emrin më të përfolur, që është kërkuar nga shumë skuadra të Superiores, por që njëkohësisht u përfol edhe për Shkëndijën e Tetovës.

Të kuqtë njoftuan një konferencë për shtyp në orën 11:00 të ditës së sotme, por pa e zbuluar emrin e plotë të teknikut. Në këtë konferencë ka qenë pikërisht Ilir Daja si trajneri i ri i Partizanit, ndërsa përkrahë tij ishte Olsi Rama. Drejtori i të kuqëve ka treguar edhe zgjedhjen që e ka dërguar te ky emër, duke kërkuar që të përsëritet suksesi i Skënderbeut, ndërsa njëkohësisht si objektiv i vendosur është loja e mirë e klubit dhe jo titulli kampion.

“Jemi në datën 10 gusht dhe shoh gjithë këtë interesim, shpresoj t’jua shpërblejmë. Daja te Partizani është një hap mëse normal për një ekip si ne. Marrëveshja me Dajën ishte më e thjeshta që unë kam bërë në këtë karrierën time. Mjaftoi një bisedë dhe shtrëngim dore, pasi kishim aq shumë të përbashkëta. Një gjë interesante nga biseda është se gjëja e parë që më kërkoi, nuk ishte të merrnim lojtarë, por vetëm kompleksin, fushën me bar dhe stërvitjen. Objektivi konkret i yni është që Partizani të bëhet me koncept loje, me ide brenda dhe jashtë fushe.

Atë që kishim në plan përpara dy vitesh ta vazhdojmë me një hap përpara. Nuk kemi vendosur asnjë objektiv me titull kampion, por me baza të shëndosha. Çdo të keqe e ka një të mirë, ku mungesa në Kupat e Europës na lë kohë për përgatitje më tepër. Objektivi kryesor është loja, nuk ka të bëj fare me një renditje në fund të kampionatit. Kontrata është afatgjate dhe e shohim Dajën si personin që do të zgjidhi hallet tona. Ndërkohë edhe ekipi B në Kategorinë e Parë do të jetë një mbështetje e madhe për ekipin e parë të Partizanit. Sa i përket bllokimit të merkatos, duhet të kemi një vendim automatik nga ana e Gjykata e Apelit pasi plotësohen kushtet.

Por edhe nëse kjo nuk vjen në kohë, pasi jetojmë në kohë të çuditshme, le të kujtojmë atë që ka bërë Daja te Flamurtari dhe Skënderbeu. Daja ka arritur që të marrë shumë suksese me Skënderbeun, duke u futur në grupet e Europa League dhe duke mundur Dinamo e Zagrebin, që edhe tani po ta mendosh është shumë e vështirë. Prandaj ne kërkojmë që të përsëritim të njëjtat suksese. Daja është për t’u admiruar pasi në vend që të thotë dua një sulmues të caktuar, por thotë dua një fushë me bar dhe lojtarët do japin maksimumin”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online