“Të përmbysim Kukësin në Kupë dhe të mundim Partizanin në derbi”! Trajneri i Tiranës buzëqesh: Nuk kemi pësuar gol

Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ditën e sotme. Bardheblutë kanë fituar me shifrat 0-2 kundër Erzenit. Goli i parë u shënua nga Kristal Abazaj në minutën e 20. Pasi Atanda do të prekte topin me dorë, lojtari i bardhebluve shënoi nga 11-metrat.

Ndërkohë Kahrimanovic humbi rastin e artë nga penalltia për të barazuar në minutën e 54, e cila u prit nga portieri i Tiranës. Goditja e fundit mbërriti nga Jonuzi që vetëm dy minuta më vonë, barazoi shifrat. Nga krahu tjetër Skënderbeu fitoi me shifrat 0-2 ndaj Kukësit. Rashica shënoi dy gola në këtë takim dhe dërgon verilindorët me një këmbë në Kategorinë e Parë. Mjafton që Teuta të marrë një pikë në pesë ndeshje dhe Kukësi do të jetë zyrtarisht i rënë nga Superiorja. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Fagu: “Erzeni humbi një penallti, fati ishte me ne sot. Shënuam golin e dytë dhe e kontrolluam ndeshjen prapë. Patjetër që na gëzon kjo fitore. Ne gjithmonë kemi pësuar gol dhe pastaj kemi kërkuar që të kthejmë rezultatin. Kur e mbaron ndeshjen me zero gola, krijohet stabilitet dhe besim. Jam i lumtur që e mbajmë portën të paprekur. Besoj se do ta kthejmë ndeshjen me Kukësin në Kupë, kemi lojtarë që janë përballur edhe më herët me të tilla situata. Dy gola janë shumë, por janë edhe pak. Derbi? Dihet që nuk mund t’ia gjesh dot rezultatin, do të bëjmë maksimumin për të fituar tre pikët që të sigurojmë Final Four”.

Gozdenovic: “E kemi dominuar Kukësin në 90 minuta dhe e meritonim fitoren, përvec disa goditjeve standarte të Kukësit në fillim që po i afrohej golit. Jam shumë i kënaqur me pikët dhe fitoren. Për Final Four nuk e di ende, pas një fitore dhe një humbje ndryshon shumë situata. Kur merr një fitore shkon në Final Four, kur merr një humbje shkon për të rëndë nga kategoria. E ndienim sot që do të fitonim. I uroj Kukësit suksese në Kupë”.