Të përkthesh “të çmendurin”! Detyra më e vështirë në botë, Bielsa e vendos në siklet: Fol me zë të lartë!

Të përkthesh Marcelo Bielsën është padyshim një nga detyrat më të vështira në botë. Të vendosesh para kamerave dhe kur ke vëmendjen e të gjithëve, ndërsa trajneri i Lids që jo më kot e ka marrë epitetin si “i çmenduri”, vëren çdo detaj të mundshëm.

Nëse qoftë edhe një fjalë e tij nuk përkthehet në mënyrën e duhur, do të ndërhyjë menjëherë te përkthyesi i tij, për ta vendosur në siklet. E ka bërë edhe më parë një gjë të tillë, ndërsa pas ndeshjes me Liverpulin, thjeshtë kërkon që t’i jap një ide “Premier League” për trajnerin ndryshe që ka ardhur.

Teksa përkthyesi ishte duke transmetuar fjalët e Bielsës, ky i fundit ka kërkuar që të ketë një zë më të fortë dhe të jap më tepër ndjenjë fjalëve të thëna, për të folur me më shumë autoritet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online