“Kërkova pak në Google për Kukësin”, sulmuesi i Wolfsburgut buzëqesh dhe me siguri: E qartë që fitojmë ne

Nga Klaudio Ndreca

Një frikë të madhe ka në ekipin e Wolfsburgut për përballjen e turit të dytë në “Europa League”. Më tepër sesa për rivalin e tyre, bëhet fjalë për sigurinë që do të kenë lojtarët ndërsa jemi në periudhën e pandemisë. Pra te Wolfsburgu nuk ndihen të sigurt për këtë udhëtim të rrallë që do të bëjnë në Shqipëri, ndërsa po afron edhe nisja e Bundesligës.

Megjithatë sulmuesi Weghorst është i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë, për të dalë nga Shqipëria pa asnjë problem dhe me kualifikim. Kur pyetet në lidhje me Kukësin nuk ka shumë informacione, vetëm ka kërkuar paksa në “Google” për të parë se për çfarë skuadre bëhet fjalë.

“Fillimisht më duhet të them që nuk jam i shqetësuar për sigurinë. Udhëtimi është përgatitur shumë mirë. Unë kërkova pak për Kukësin në Google dhe atje pashë se ata kishin mundur Sofian me rezultatin 2-1”, thotë Weghorst me buzëqeshje. Gjithashtu nuk mungon edhe siguria e madhe për kualifikimin: “E qartë se ne jemi një skuadër më e mirë dhe do ta fitojmë këtë ndeshje”, shprehet sulmuesi i Wolfsburg për “Sportbuzzer”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online