“Të përkëdhelurit e arbitrave”! Ja si do të ishte renditja pa VAR në Seria A, Juventusi më afër titullit kampion

Juventusi është etiketuar gjithmonë në Itali si ekipi i preferuar i arbitrave. Shpeshherë në futbollin hasim edhe gabimet njerëzore të gjyqtarëve, por në Serinë A ekzistonte tendenca për të bërë gabime në favor të bardhezinjëve.

Gjithsesi kjo histori do t’i përkasi së shkuarës pasi Interi ka thyer sundimin e kampionëve të Italisë. “Calciomercato.it” ka publikuar sesi do të ishte renditja e Serisë A pa përdorimin e VAR dhe shihet qartë se Juventusi do të ishte më afër titullit kampion, vetëm 5 pikë larg Interit. Por me ndihmën e teknologjisë dhe ndryshimin e vendimeve, bardhezinjtë janë në luftë për t’u kualifikuar në “Champions League”, me të tjera objektiva. /Sport Ekspres/

Renditja reale: Inter 79 pikë, Atalanta 68, Milan * 66, Juventus 66, Naples * 63, Lazio ** 58, Rome 55, Sassuolo 52, Sampdoria 42, Verona 41, Udinese 39, Bologna 38, Genoa 36, ??Fiorentina 34, Spezia 33, Turin ** 31, Cagliari 31, Benevento 31, Parma 20, Crotone 18

Renditja pa VAR: Inter 78 pikë, Juventus 73, Atalanta 67, Milan * 64, Napl es * 61, Rome 56, Sassuolo 52, Lazio ** 51, Sampdoria 41, Verona 41, Bologna 40, Udinese 40, Turin ** 38, Fiorentina 38, Genoa 35, Spezia 33, Cagliari 32, Benevento 25, Parma 19, Crotone 18

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *