Futbolli në Serbi është goditur në sezonin që lamë pas nëpërmjet raporteve të ndryshme nga ana e UEFA-s që tregojnë qartazi shumë ndeshje “të çuditshme” që mund të jenë mbyllur në tavolinë, pa qenë e nevojshme që të luheshin në fushën e blertë me meritë.
E teksa priten vendimet konkrete mbi ekipet serbe, vetë Federata e këtij vendi ka reaguar duke fshirë katër arbitra nga lista e elitës së futbollit. Danilo Grujic, Milos Gjorgiq, Zoran Siroki dhe Novida Andjelovski nuk do të ketë mundësinë për të arbitruar. Këto janë masat drastike që u morën, ndërsa befasia e madhe ishte shkarkimi i Danilo Grujic, i cili është gjithashtu një gjyqtar ndërkombëtar. /Sport Ekspres/