Një skuadër futbolli ka karaktere të ndryshëm brenda. Dikujt i duhet vetëm të merret me ndalimin e kundërshtarëve e te një tjetër varen shpresat e golit.
Ka nga ata që luajnë në mbrojtje, me të cilët do të ishe gati të niseshe për luftë. Është edhe ai, të cilit gjithkush duhet t’i pasojë topin, pasi aty lind organizimi i sulmit dhe çdo tentative për të lumturuar tifozët.
Në fund janë të pazëvendësueshmit, ata të cilët janë gjithmonë gati dhe nuk mungojnë në asnjë betejë. Nuk i mposht asgjë, madje as dëmtimet. Ndryshe quhen edhe si lojtarët e trajnerëve.
Sezonet europiane po shkojnë drejt fundit dhe më poshtë renditen 10 futbollistët me më shumë ndeshje në 5 kampionët kryesore të Europës. Lista kryesohet nga Azpilikueta i Çelsit, i cili ndiqet nga Pareho i Valencias dhe Zherard Pike i Barcelonës.
Açerbi i Lacios është përfaqësuesi i Serie A, shtatë tyre janë mbrojtës, ndërsa bie në sy mungesa e sulmuesve.
LISTA E 10 LOJTARËVE ME MË SHUMË MINUTA
1. Azpilikueta (Çelsi) 4777 minuta
2. Pareho (Valencia) 4540 minuta
3. Pike (Barcelona) 4500 minuta
4. Açerbi (Lacio) 4390 minuta
5. Da Kosta (Ajntraht Frankfurt) 4382 minuta
6. Van Dijk (Liverpul) 4375 minuta
7. Zhordi Alba (Barcelona) 4330 minuta
8. Zhorzhinjo (Çelsi) 4301 minuta
9. Alderueireld (Totenhem) 4273 minuta
10. Laport (Man Siti) 4262 minuta