“Të pavdekshmit” Kielini-Barzali, rinovim edhe për një vit

Juventusi është padron i Seria A prej shumë vitesh dhe tenton çdo edicion të jetë dominuese dhe në arenën ndërkombëtare. Edhe vitin e ardhshëm pretendimet e “Zonjës së vjetër” janë madhore, ndaj vazhdon punën që të formojë një skuadër akoma dhe më të fortë.

Megjithatë, gjithçka bazohet te boshti i skuadrës, që nuk do të preket, aq më shumë që është larguar legjendari Xhixhi Bufon dhe rinovimi duhet bërë gradualisht.

Pasditen e sotme kampionët e Italisë kanë zyrtarizuar rinovimin me dy prej “shtyllave” të ekipit.

Xhorxho Kielini dhe Andrea Barzali kanë rinovuar edhe për një vit, duke vazhduar kështu “martesën” me bardhezinjtë. 37-vjeçarit Barzalit i përfundon kontrata në vitin 2019, ndërsa Kielinit një vit më vonë.

Të dy luajnë prej shumë vitesh së bashku, si te Juventusi, ashtu edhe tek Italia, por moskualifikimi për në Kupën e Botës ka bërë që Barzali të tërhiqet, ndërsa nuk dihet ende a do të vazhdojë me “axurrët” Kielini, tashmë 33 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *