Të pathënat e transferimit të Uzunit/ Ishte kërkesë e veçantë e trajnerit, Moreno dëshironte edhe… Vedat Muriqin

Myrto Uzuni u transferua në janarin e shkuar në radhët e Granadës, me të cilën po shijon një formë mëse pozitive. Sulmuesi shqiptar udhëheq listën e golashënuesve në La Liga 2, me 11 gola të shënuar. Paratë e shpenzuara për transferimin e tij ia kanë vlejtur në çdo qindarkë, pasi 27-vjeçar po e dëshmon dita-ditës në fushë se çfarë është i aftë të bëjë.

Për mbërritjen e tij në Granada klubi duhet të falenderojë vetëm një person, trajnerin Moreno. “Estadio Deportivo“ zbulon se ishte pikërisht kreu i pankinës ai që kërkoi të sillte në skuadër Myrto Uzunin. Pas një raporti të detajuar të paraqitur te drejtuesit e klubit, drejtori sportiv i bardhekuqve vendosi të plotësonte dëshirën e Morenos dhe të transferonte beratasin nga radhët e Ferencvaroshit.

Uzuni nuk ishte i vetmi shqiptar në listën e Morenos. Media e sipërpërmendur raporton se dëshirë e tij ishte edhe Vedat Muriqi, së bashku me Majoralin. Por kërkesat për dy lojtarët në fjalë u hodhën poshtë nga ana e klubit për shkak të kostos së lartë ekonomike. Nuhatja e trajnerit të Granadës ka qenë e pagabueshme, teksa si Uzuni, ashtu edhe Muriqi, po shënojnë vazhdimisht në Spanjë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online