Të pakënaqurit në ekip… dhe kujtimet e Sormanit

Juliano e nis aventurën e tij me përplasje. Sormani u largua pikërisht nga përplasjet me lojtarët. Situata janë të ngjashme

Pas ndeshjes me Laçin, trajneri Mark Juliano u pyet se nëse e kishte të vështirë të harmonizonte “gardën e vjetër” me afrimet e reja në skuadër. Italiani u shmang, duke thënë se nuk e kuptonte pyetjen. E pyetjes tjetër nëse mendonte se e kishte grupin pas vetes dhe se lojtarët luanin e sakrifikonin për të, ju përgjigj me pasiguri. Ai, mjaft i sinqertë, u shpreh se kjo është një pyetje që duhej t’i bëhej në javën e 10-të dhe jo tani. Sigurisht, nëse do jetë në krye të të kuqve deri atëherë.

Dënimi i Alban Hoxhës erdhi në një moment që s’duhej, pasi ekipi nuk ka arritur harmonizimin dhe kompaktësinë e një grupi të vetëm. A duhej që Moxhi të mbyllte një sy, apo sjellja e Albanit lë për të dëshiruar? Përgjigjja është subjektive, kështu që gjithsekush i përgjigjet sipas asaj që mendon.

A është grupi i Partizanit i bashkuar? Jo. A ka pakënaqësi nga lojtarët? Po. Përgjigje në kufijtë e fakteve.

TË PAKËNAQURIT – Pas dënimit, i pari që është i pakënaqur është kapiteni Alban Hoxha. “Gardiani” priste ta fillonte ndeshjen nga minuta e parë, por e pa veten në stol duke refuzuar të kryente edhe nxehjen me portierin Xhika.

Një tjetër emër që është i acaruar me vendimin e trajnerit është edhe mesfushori Idriz Batha. “Pitbulli” i të kuqve e pa veten në stol për 90-minuta, shprehia e fytyrës së tij pas ndeshjes tregonte gjithçka në lidhje gjendje emocionale. Nervoz dhe i mërzitur. Gëzim Krasniqi është emri tjetër që futet në këtë listë. Shtatlarti e pa veten në stol dhe humbi vendin e titullarit, pasi u preferua para tij Ibrahimi dhe Atanda. 3 nga “senatorët” e vjetshëm janë të pakënaqur, përfshirë edhe ndonjë emër tjetër.

SORMANI – Nga maja e Olimpit në teposhtën e Partizanit e pa veten Sormani për thuajse një muaj. Arsyeja? Përplasje dhe çështje të krijuara. Lojtarët nuk e donin dhe nuk sakrifikonin për të. Situatë e ngjashme me Julianon. Megjithatë është herët për të folur, por kalendari nuk e favorizon aspak italianin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online