“Të njihesh për keq”, Kombëtarja europiane një hap larg “historisë”

0

Ndodh që Kombëtaret të vënë rekorde unik, sa dhe interesante, por ka edhe nga ato Kombëtare që vënë rekorde… për keq. Rasti i tillë mund të jetë i San Marinos, e cila mbrëmjen e djeshme  mund 2-0 nga Moldavia në fushën e këtyre të fundit.

Besojeni ose jo por ishte ndeshja e 86 radhazi pa fitore. Në këtë mënyrë barazohet rekordi i Andorrës nga viti 2005 deri në vitin 2016, por gjasat janë që San Marino ta thyej këtë rekord. Ndeshja e radhës për San Marinon është ajo e të hënës në transfertë ndaj Luksemburgut dhe gjasat janë që të mos kenë sukses sërish.

Do të vendosnin një rekord që do të ishte i vështirë për t’u arritur në të ardhmen, duke parë që vit pas viti diferencat mes skuadrave sa vinë e ngushtohen, por të paktën do të mbahen mend edhe pse për keq. San Marino në një farë mënyre apo në një tjetër do të jetë pjesë e historisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.