Sa herë që Partizani është mirë, kështu ndihet edhe Edmond Dosti! Lajmin më të bukur e ka marrë në ditën e sotme ku është shkarkuar Sormanin, njeriun që ikona e klubit kryeqytetas e ka thënë gjithmonë se nuk është për kampionët e Superiores. Vendimi i Demit i ka dhënë më tepër “oksigjen” Dostit dhe klubit të Partizanit, megjithëse mund të ishte kursyer më shumë kohë.
Nëpërmjet një reagimi pas shkarkimit të Sormanit, Dosti përshëndet drejtuesit dhe njëkohësisht i këshillon që këtë herë të mos gabojnë, por të zgjedhin një trajner brenda familjesh që do e ndihmonte më shumë klubin. /Sport Ekspres/