Të mahnitur nga rezultatet e Egbosë, Tirana është në qendër të vëmendjes edhe jashtë Shqipërisë

Nga Klaudio Ndreca

Një mrekulli të vërtetë është duke bërë Egbo në drejtimin e Tiranës. Nëse te bardheblutë përpara se të vinte ky trajner diskutohej për dështimin e skuadrës, tashmë ka të tjera dilema. “Është Egbo apo fati që po na dërgon te fitimi i titullit kampion? Është Egbo apo fati që po na dërgon te suksesi i Kupës së Shqipërisë?”.

Pikëpyetje këto që nuk mund të zgjidhen, por faktet janë ato që flasin vetë, teksa me të në krye është marrë vetëm një barazim dhe një humbje në 19 ndeshjet e zhvilluara. Një sukses i madh ky që ka marrë vëmendjen edhe të mediave në Nigeri, të cilat krenohen me arritjet e Egbosë. Tashmë çdo fitore e Tiranës paraqitet në shtypin sportiv nigerian, ashtu si edhe në Shqipëri, ku nuk ka munguar edhe mbërritja në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online