Edon Zhegrova ishte i ftuar në emisionin “Oxygen”, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij. I pyetur me aftësitë e tij dribluese, sulmuesi shqiptar ka thënë se i ka pasur cilësi të tij që nga fëmijëria. Madje, Zhegrova ka treguar se në disa raste mbrojtësit kundërshtarë në Francë i janë lutur që të mos i driblojë.
“Që i vogël i kam pasur këto lëvizje. Të njëjtat lëvizje, por mbrojtësit nuk i kuptojnë. Ndoshta sepse ndodh shumë shpejt. Kam ndodhur që më kanë thënë: “Të lutem, më ngadalë”. Më kanë thënë lojtarët kundërshtarë në Francë përpara lojës”, ka treguar Edon Zhegrova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/