“Të luftojmë për flamurin tonë, ne jemi Shqipëria”! Nuk ka hatërmbetje, Armando Broja është tifozi i parë i Kombëtares

Armando Broja u kthye në një çështë pas ndeshjes me Anglinë, teksa prania e tij në tribunë solli shumë pikëpyetje në media. U përfol gjatë për një krisje marrëdhëniesh mes tij dhe trajnerit, ndërsa më pas Reja dhe Southampton do të pohonin se sulmuesi shqiptar është i dëmtuar e për rrjedhojë nuk do të udhëtonte në Tiranë për duelin e fundit në grup kundër Andorrës.

Por megjithëse nuk mund të jetë i pranishëm në fushën e lojës, Broja bëhet tifozi i parë i saj. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, talenti 20-vjeçar tregon se nuk ka hatërmbejte dhe shkruan: “I uroj çunave suksese sonte. Një urim të veçantë e kam për të gjithë tifozët kuqezi për mbështetjen e madhe që na jepni gjithmonë. Të lu.ftojmë për flamurin tonë. Ne jemi kuqezi, ne jemi Shqipëria. Forca”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online