Te Lazio punojnë për zgjidhjen e problemit Strakosha, legjenda e portës italiane: Nuk do ia hidhja kryqin Tomasit

0

Tomas Strakosha është kthyer në një problem që kërkon një zgjidhje të shpejtë te Lazio. Portierit shqiptar i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa me humbjen e vendit të titullarit këtë sezon largimi është kthyer në pistën më të pëlqyer për të. Bundesliga e josh dhe për këtë arsye Tare është vënë në lëvizje.

Sa më shumë kalojnë javët aq më tepër bie vlera e tij në treg, duke ditur se kontrata me bardhekaltrit skadon shumë shpejt. Prandaj drejtuesit e klubit italian nuk dëshirojnë ta lënë një lojtar të tillë të ikë kaq lehtë nga duart e tyre. Sipas “Cittaceleste.it“ te Lazio e kanë një plan. Igli Tare ka nisur nga puna për ta bindur të rinovojë kontratën. Mosha nuk e lejon klubin të mbajë shpresat te Reina dhe Inzaghi këkron ti japë stimul Strakoshës të luftojë për të zënë përsëri vendin e titullarit. E në rast se kjo nuk ndodh atëherë largimi do të pranohet nga të dyja palët, por me ndryshimin e vetëm se me një kontratë të rinovuar arkat e Lazios do të përfitojnë edhe më shumë.

Ndërkohë, për “Radiosei“ një legjendë e portës italiane ka komentuar portierin shqiptar. Bëhet fjalë për Dino Zoff, i cili shprehet se nuk e kryqëzonte Tomas Strakoshën, pasi sipas tij nuk është i keq për nga cilësitë që zotëron.

“Të jesh portier në Romë nuk është e lehtë. Kur i ke me të njëjtën vlerë gjëja më e mirë është t’i alternosh. Strakosha nuk është i keq për mua, atëherë padyshim që ai ka nevojë të përmirësohet, por pak si të gjithë të tjerët. Unë nuk do ta hidhja kryqin mbi të. Inzaghi do të vendosë se kë të luajë, padyshim“, ka thënë Dino Zoff./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.