“Nuk ishte penallti, por po ti kthehemi kur doli Kukësi kampion…“, Daiu: Kukësi të ndajë gjuhën e fakteve

Përparim Daiu ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora Neës“ të moderuar nga Altin Sulçe. Ish-futbollisti i Partizanit ka komentuar ndeshjet e javës së shkuar, ku është ndalur edhe te ajo deklaratë e bërë nga Kukësi për arbitrin Klajdi Kola. Sipas Daiut, nuk kishim të bënim me 11 metërsh në favor të Laçit, por nga ana tjetër nuk mbështet gjuhën e përdorur nga klubi verilindor karshi gjyqtarit Kola.

“Pak të rënda këto etiketimet nga ana e Kukësit, pavarësisht se unë mbështes idenë se nuk ishte një arbitrim i mirë. Ai 11 metërsh nuk duhej të jepej. Por nëse Kukësi e bazon në fakte do të ishte diçka interesante dhe e mirë që do i shërbente futbollit. Arbitrat janë njerëz, arbitrat gabojnë. Po ti rikthehemi historisë kur Kukësi ka dalë kampion ka qenë pikërisht arbitër ndërkombëtar që lejonte një lojë të ashpër, një lojë në favor të Kukësit. Në gjykimin është apo s’është ai 11 metërsh, për mua nuk ishte fare. Kukësi duhet të ndajë në media gjuhën e fakteve. Nëse janë atëherë jam shumë dakort, është prokuroria ajo që e zgjidh.

Deklaratat e Martinit dhe Duros? Thuhen edhe deklarata si loja e shahut, për ta zënë mat, për ti dhënë kurajo ekipit, për të vënë në presion ekipin kundërshtar. Janë deklarata taktike. Po të kujtojmë dhe të shohim intervistat e Murinjos herë-herë del e sulmon kundërshtarin jo pa qëllim. Janë trajnerë që e kanë një pikë të fortë intervistat dhe deklaratat për të çuar një mesazh si tek skuadra e vetë, ashtu edhe te kundërshtarët. Deklaratat ishin mjaft korrekte nga ana e Martinit, që ishte i bindur për atë çfarë prodhoi. Por i pëlqeu cinizmi, i pëlqeu rezultati. Një trajner ka më shumë emocione se një lojtar. Për sa i përket Duros, duhet të jetë i kënaqur për atë rezultat që mori, pasi ajo penallti nuk ekzistonte”, ka thënë Përparim Daiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online