“Te Lacio jam ndjerë si m*t”, Muriqi rrëfen vuajtjet në Itali: Trajneri dhe tifozët nuk më donin, më fusnin vetëm kur isha keq

Vedat Muriqi ka rilindur me kalimin në Spanjë, ku momentalisht është kthyer në një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit. Por ky shkëlqim vjen pas një periudhe të errët te Lacio. Dy vite në det të trazuar për “piratin” shqiptar. Muriqi ka rrëfyer së fundmi edhe vuajtjet që ka kaluar në përvojën e tij në kryeqytetin italian, ku ka ndjerë se nuk ka pasur as pëlqimin e trajnerit dhe as atë të tifozëve.

“Kam pasur një kohë të vështirë në Itali. Në Turqi njerëzit më donin dhe shënova shumë gola, por më duhej ta provoja atë përvojë. Lazlcio është një nga klubet më të mira në Itali dhe në atë kohë ata ishin gjithashtu në Ligën e Kampionëve. Vendosa të largohem, por u lëndova dhe gjërat nuk filluan mirë. Kur u ktheva në fushë shënova dy gola, por ata nuk më dhanë mundësinë të luaja. Nëse do të isha keq do të luaja një tjetër 45 minuta, po të isha mirë nuk më jepnin mundësinë të luaja. Ishin dy vite shumë të vështira. U argëtova shumë me shokët e mi, shpesh flas me Milinkoviçin, Marusiçin dhe Pepe Reinën. As trajneri dhe as tifozët nuk më pëlqenin.

Në shtëpi kthehesha i zemëruar dhe i trishtuar. Në ato dy vite fola shumë me gruan time, e cila është më e fortë se unë. Ajo më tha se duhet të isha gati për të përfituar nga rasti. Për dy muaj e rikuperova formën time, është gjithashtu mendore. Unë thjesht prisja momentin tim, por kurrë nuk është mbërriti. Kishte ditë kur isha mirë dhe mendoja se së shpejti do të kthehesha në krye si te Fenerbahçe. Pastaj ndihesha si m*t. Mendova se futbolli kishte mbaruar për mua. Por zgjedhja për të shkuar në Majorka më ndryshoi jetën. Nuk e prisja të bëhesha idhull këtu, por që në fillim ndjeva shumë dashuri rreth meje. Kur filluam negociatat për një kontratë të gjatë, menjëherë vura re mbështetjen e tifozëve dhe kjo më befasoi”, ka rrëfyer Vedat Muriqi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *