Dhurata që Alban Bushi i jep Shqipërisë, tregon si na pranoi Arda Kurtulan: Kam luajtur futboll me babain e tij në Turqi, lidhje me këtë vend nga gjyshi

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e muajit nëntor, që do të luhen që të dyja në transfertë. Miqësorja e parë San Marino U21 – Shqipëri U21, që do të luhet më datë 16.11.2022 në stadiumin kombëtar të San Marinos duke nisur nga ora 18:00 si edhe miqësorja Mal i Zi U21 – Shqipëri U-21, që do të luhet më datë 20.11.2022 në stadiumin “Gradski” në Podgoricë duke nisur nga ora 13:00.

Në listë shihej aktivizimi i Kurtulan dhe Pajazitit të Fulham. Në konferencën për shtyp, Bushi kishte fjalë të mëdha për këtë lojtar që është pjesë e U-21 të Fulham. Nga ana tjetër është sqaruar edhe çështja e Andreas Ndoj.

“Ndoji? Shqipëria ka boll lojtarë, i uroj fat, ne na duhen lojtarë që e ndiejnë fanellën, jo me dy mendje. U bë kjo puna: “Hajde-ik”. Brenda një muaji janë bërë dy zgjedhje nga Ndoji. Unë pashë video të tij nga Olimpiakosi B. U thashë prindërve që e doja te Shqipëria U-21, ata e pranuan me kënaqësi, atëherë kur nuk e donte Greqia. Ndërkohë tani që e donte Greqia, u largua menjëherë nga ne. Por nuk ka problem, kështu e ndien ai.

Rasti i veçantë, unik në botë, kemi nga Superiorja vetëm një lojtar te Shqipëria U-21, Alivoda. Kemi dhe Buxhelajn, që po merr minuta. Klubet shqiptare duhet të aktivizojnë më shumë lojtarë të rinj. Arda Kurtulan? Është risi, ka qenë te Fenerbace dhe ka qenë lojtari më i ri që ka debutuar në Turqi. Është super talent. Lidhja ime me babain e tij që kemi luajtur futboll në Turqi, bëri që të vinte këtu. Ka një lidhje me Shqipërinë nga ana e gjyshit. Pajaziti është një super lojtar, do ta shihni shpejt te Shqipëria A, unë e krahasoj me Demollarin këtë element që është pjesë e Fulham U-21”, tha Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online