“Te ky grup kualifikohet edhe vjehrra ime me shoqet e saj”, legjenda polake tallet rëndë: Harrojmë se me shqiptarët dhe San Marinon…

Që pasi ra shorti i kualifikueseve të Botërorit, Shqipëria është vlerësuar vetëm nga ana e Hungarisë si kundërshtari më i fortë në vazon e katërt. Sigurisht që në llogaritë e Anglisë nuk mund të qëndrojë askush tjetër përveç ekipit të Lewandowskit, ndërsa dueli ynë me Poloninë shkon disi më tej.

Këtu përfshijmë edhe marrëdhëniet e tifozëve, mes shqiptarëve dhe polakëve, që kanë pasur shpeshherë konflikte. Një ndjenjë aspak miqësore që ka bërë njëkohësisht edhe opinionin sportiv në Poloni që të nënvlerësojnë së tepërmi Shqipërinë. Madje një figurë ikonë e Kombëtares së Polonisë, Wojciech Kowalsczyk ka gjetur kohë që edhe të tallet me këtë grup.

“Ky grup është aq i fortë aq sa edhe vjehrra ime me shoqet e saj do të ishin kualifikuar në Botërorin e Katarit. Unë e shoh Poloninë me 24 pikë dhe me pak fat, që të bëjë ndeshje të mira kundër Anglisë, mund të ketë më tepër. Sinqerisht, nuk më pëlqejnë këto grupe pasi do të dalim të dytët dhe do të harrojmë se rivalët tonë ishin shqiptarët dhe San Marino. Me këta rivalë puna e trajnerit do të jetë fantastike dhe e lehtë. Le të marrim vendin e dytë me 24 pikë dhe të shohim më tepër në ndeshjet me Anglinë”, ka thënë Kowalscryzk. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online