Te Kukësi “zbardhin dhëmbët”, Gjici shpërblen ekipin para nisjes

Skuadra e Kukësit e përballoi mjaft mirë ndeshjen e parë kundër Karabakut, pasi 90 minutat e para të turit të dytë të Champions Leagues u mbyllën me rezultatin 0-0. Takimi nuk pati një ritëm të lartë dhe azerët nuk u shfaqën si skuadër e frikshme, kjo i jep mundësi ekipit shqiptar të synojë mrekullinë dhe kualifikimin jashtë fushe.

Presidenti Safet Gjici nuk doli aspak i kënaqur me skuadrën e tij pas barazimit dhe kualifikimit me Valetën, por të paktën siguroi qetësinë dhe disa miliona të mira. Me Karabakun ishte një situatë tjetër, ai u kënaq me përformancën e skuadrës së tij, pasi arriti të përballej si e denjë me një ekip që vitin e kaluar ndali në barazim dhe Ateltikon e Madridit.

Numri një i klubit ka vendosur që të shpërblejë futbollistët para nisjes për në Azerbajxhan. Ai do të shpërndajë rrogat e qershorit së bashku me premio. Kjo do të mobilizojë më shumë lojtarët për të dhënë më të mirën. Ata janë të qartë se nëse kualifikohen nuk do të mungojnë as paratë. Gjici është presidenti më korrekt i Superiores kur vjen puna për pagimin e pagave dhe premiove.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *