“Te Kukësi është një sfidë e imja personale“, flet Dobi: Frikë nga një president si Gjici? Mark Tueni ka thënë…

Enkeleid Dobi ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e Kukësit. Vetë trajneri e quan një sfidë pranimin e rolit të trajnerit të verilindorëve, prandaj synon të marrë më të mirën në këtë eksperiencë të re. Në një lidhje paralele me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, Dobi është shprehur se presioni rritet pas fitores së parë, pasi nevojitet vazhdimësia. Sa i përket natyrës së presidentit Gjici për të shkarkuar trajnerët, kreu i pankinës së Kukësit përgjigjet me një thënie të Mark Tueinit.

“Nuk ka rëndësi nëse është në Poloni. Kudo që të jesh, është eksperiencë, e mirë apo e keqe. Futbolli evoluon, e rëndësishme është a evoluojmë edhe ne në të njëjtën kohë. Unë kam luajtur në 6 shtete të ndryshme dhe jam edukuar atje. Ky është vendi im. Unë jam shqiptar, e kam thënë edhe në Poloni. Mu dha një mundësi dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur. Kudo që të shkosh ka pluse dhe minuse. Njeriu nga natyra asnjëherë nuk është i kënaqur. Unë i shoh gjërat me pozitivitet.

Tani kemi ndeshje akoma më të vështira. Rritet presioni në vetvete. Pas fitores duhet të ketë vazhdimësi. Vetëm me një fitore nuk bëhet. Ishim dy ekipe në të njëjtën pozitë të vështirë. Laçi vinte pas katër humbjeve, ne kishim vetëm dy pikë. Ishte një ndeshje e rëndësishme.

A e kam frikë një president që i largon trajnerët shumë shpejt? Dua tju them që të jesh guximtar nuk do të thotë të mos kesh frikë. Por të kontrollosh frikën. E ka thën Mark Tuejni. Koha dhe vendi do e tregojë. Unë ose Kukësi. Nëse në vitin 2000 kam shkuar në Poloni, mund të bëj një krahasim. Nga ana sportive kemi bërë hapa. Nëse dikur ishim në katin 0 dhe Polonia ishte në katin 10, ne tani jemi në katin e 4-t dhe Polonia vazhdon të jetë në vendin e 10. E shoh që nuk është një nivel aq keq sa flitet.

Nuk është hera e parë dhe e fundit që një trajner vjen pas një situate të vështirë kur ekipi nuk ka marrë rezultatet e duhura. Unë kam marrë një sfidë. Kjo është një sfidë e imja personale dhe dua të dal sa më mirë“, ka deklaruar Enkeleid Dobi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online