“Kartoni i kuq? Gjëja e parë që pyeta ishte sa minuta kemi”, Shehi zbulon çfarë u tha lojtarëve: As skuadrat më të mëdha nuk na shënojnë sot

Derbi i kryqytetit ka përfunduar dhe festa i takon pjesë bardheblu të tij. Tirana ka mposhtur me rezultatin 0-2 Partizanin në një duel që pati gjithçka. Penallti e humbur për ekipin e Shehit, karton i kuq dhe dy gola të shënuar nga Xhixha. Tirana merr një fitore mjaft të vlefshme në “Air Albania”, ku triumfi vlen më shumë se sa vetëm tre pikë. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”.

Shehi (Tirana): “Dihet rëndësia që ka derbi. Është një fitore e rëndësishme, edhe pse e vuajtu.r Ashtu si rrodhi ndeshja, kemi vuajtur goxha. Por kjo është një ndeshje që meriton komplimente gjithë skuadra për shpirtin e garës, për shpirtin e sakrificës. Edhe kur ishim me një vetë mangut, treguar një shpirt gare për tu admiruar. Meriton komplimeta të mëdha Ismajlgeci. Në momentet e fundit ishim në dilemë për ta aktivizuar, sepse mori vesh që sot ka ndërruar jetë gjyshi i tij. U tregua tamam kapiten dhe hyri në fushë duke dhënë më të mirën e tij.

Dyzimi për të ndërruar Xhixhën apo Patrikun? Në atë moment, gjëja e parë që pyeta ishte edhe sa minuta ka. Mendova që nëse do të kishte pak minuta ta lija skuadrën siç ishte dhe të zbrisja Aleksin poshtë. Më pas, pas pjesës së parë të vendosja me qetësi. Një nga sulmuesit duhet të ndërrohej. Nuk mund të ndërrohej Hasani, sepse në fazën mbrojtësi ka sakrifikuar shumë. Mbetej Patrik dhe Xhixha. Vendosëm të mbajmë Xhixhën, sepse është një lojtar që thellësinë e ka ar.mën e tij më të fortë. Lojtarët meritojmë komplimente të mëdha. Ashtu si shkoi ndeshja, me penallti të humbur dhe karton të kuq, gjetën forca për të mos humbur vigjilencën dhe për të qenë me personalitet. Atë që i kërkova në fillim të ndeshjes, vetëm personalitet kërkoj sot. E doja këtë derbi vetëm për lojtarët e afruar. Kishim sot 6 në fushë dhe 4 në pankinë. Kërkoja që ta ndjenin shijen e fitores, për të parë live kënaqësinë e tifozëve. Është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë. Sa i përket aspektit psikologjik, i thashë skuadrës: “Nëse rrimë fiks nëpër detyra dhe duke i lëshuar terren kudërshtarit, dhe duke mos liruar qendrën, kam besim se as skuadrat më të mëdha në botë nuk shënojnë sot”. E meriton Xhixha ftesën nga Kombëtarja? Patjetër që Xhixha në këtë periudhë dhe të vjetshmen ka qene determinant dhe altruist. Edhe pse ishte shumë afër Taulantit, po shërbente për Taulantin. Ftesë për trajner i Kombëtares? Do përgjigjem shumë shpejt dhe shumë shkurt. Do isha i nderuar nëse emri im vetëm do qarkullonte”.

Kolela (Partizani): “Nuk ka funskionuar absolutisht asgjë. Bëmë një pjesë të parë të keqe, edhe pse na shkoi mirë për faktin që Tirana mbeti me 10 lojtarë. Nuk bëmë atë që kishim punuar. Pjesën e dytë e nisëm më mirë. Por nuk shënuam. Ndoshta unë nuk kam qenë mjaftueshëm i bindur për lojtarët. Nëse ata shkojnë në fushën e lojës dhe bëjnë gjëra ndryshe nga ç’u kam thënë, atëherë ndoshta nuk e kam përgatitur unë mirë ndeshjen. Unë u kërkova që skuadra të ishte agresive në minutat e para të lojës, por ne ishim pak të ndrojtur.

Tirana e meritoi fitoren. Luajti me 10 lojtarë dhe bëri një ndeshje shumë të mirë. Po luanin me 10 lojtarë edhe kur ne duhet të shënonim golin e barazimit. Duhet të shënonim ne, por shënuan ata. Goli i dytë i Xhixhës? Kemi pësuar një gol të pabesueshëm. Lojtari ynë i fundit e kishte mundësinë për ta ndalur. Është një moment që do e analizojmë me qetësi. Mund të gabojë Rexhepi, ashtu siç mund të gabojnë lojtarë të tjerë të Partizanit. Ndeshjet humben prej gabimeve. Ne e kishim përgatitur ndeshjen në një mënyrë. Por hynë në ndeshje të ndrojtur, fëmijënor. Ndoshta unë nuk jam kuptuar siç duhet. Ndoshta është edhe çështje emocionale”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online