Te Kosova kishin frikë se “gogoli” do t’ia merrte Albion Rrahmanin, e djegin me 9 minuta sulmuesin që të mos vijë te Shqipëria

Tashmë ka nisur një luftë në distancë mes Kosovës dhe Shqipërisë për lojtarë. Menjëherë pasi Daku dhe Muja iu bashkuan kuqezinjëve dhe në momentin kur Daku arriti të shënonte kundër Polonisë, kreu i FFK, Ademi, shfryu gjithë inatin e rezultateve negative. Sipas tij Shqipëria nuk duhet t’i preki lojtarët e Kosovës. E menjëherëshme ishte kundërpërgjigja e Armand Dukës, i cili u shpreh: “Shqetësohu kur shqiptarët e Kosovës zgjedhin Gjermaninë dhe Zvicrën, jo Shqipërinë”.

Por një ditë përpara ndeshjes me Rumaninë, në një emission në Kosovë u shtrua një debat ku diskutohej se Albion Rrahmani duhej të digjej pasi mund të ikte te Shqipëria si Mirlind Daku. Kështu edhe ndodhi teksa në ndeshjen kundër rumunëve, në minutën e 81 u aktivizua Beka dhe Albion Rrahmani, dy lojtarë që nuk kishin pasur asnjë minutë në këmbë te Kosova deri tani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *