“Të ka dërguar Juventusi”! Fjalët që Murinjos i kushtuan kartonin e kuq, momenti kur i përmendi arbitrit bardhezinjtë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Zhoze Murinjo u kthye përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të veprimeve të tij përtej vijave kufizuese. Portugezi ishte i tërbuar me vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen kundër Veronës. Fillimisht shkelmoi topin me inat drejt tribunës, ndërsa më pas ka debatuar me gjyqtarin kryesor të takimit.

“Të ka dërguar Juventusi”, mësohet të ketë qenë fraza e dalë nga goja e “special one” në drejtim të arbitrit, që i ka kushtuar më pas kartonin e kuq. Gjyqtari nuk e kurseu ndëshkimin dhe tashmë Roma do të luajë ndeshjen kundër Specias pa Murinjon në krye të pankinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *