Te Juventusi shkundin xhepat, familja Anjeli tregon humanizëm dhe dhuron milionat për spitalet e Torinos

Juventusi është një nga skuadrat e prekura nga pandemia që ka pushtuar Italinë dhe mbarë Europën, teksa lojtari i tij Daniele Rugani ishte i pari futbollist i Serie A që rezultoi pozitiv me COVID-19. Këshut bardhezinjtë nisën luftën e tyre me Koronavirusin. Përveç ndjekjes me përpikmëri të masave për vetë izolim të vendosura nga shteti Italian, klubi i Juventusit ndihmon edhe financiarisht, duke mos u kursyer aspak në këto momente të vështira.

Sipas “Tuttosport” familja Anjelli do të japë plotë 10 milionë euro për Departamentin e Mbrojtjes Civile dhe për La Stampa-Specchio dei Tempi. Gjithashtu, kompania Exor e cila është në pronësi të Anjelit, po punon të bëjë tyret 150 respirator si dhe pajisje të tjera mjekësore, në mënyrë që t’i vijë në ndihmë shëndetësisë, që është duke bërë një luftë të madhe në Itali.

Gjithashtu Juventusi organizoi një fushatë pak ditë më parë, ku presidenti së bashku me figura të rëndësishme të klubit bënë me dije se do të mblidhnin fonde për të ndihmuar spitalet në Torino dhe Piedmont, ndërsa ftonin edhe të tjerët të ndiqnin shembullin e tyre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online