Shumë lojtarë do dalin në “pension”! Shihni “terrorin” për ta, futbolli tani do të mërzis edhe tifozët

Lojtarët bëhen gati për një “terror” në kalendar që do t’i konsumojë shumë fizikisht dhe e gjitha kjo do të reflektojë te futbolli i paraqitur për tifozët. Më pak spektakël, më pak frymëmarrje, më pak cilësi të shfaqura dhe më shumë…”mërzitje”.

Dalja e Koronavirusit dhe kthimi i pandemisë në zemër të Europës ka ndryshuar të gjitha planet. Tashmë nuk do të ketë thuajse asnjë ditë pushim për futbollistët, ndërsa ata që janë në një moshë më të madhe dhe qarkullojnë ende, si në rastin e Ibrahimoviç, do të dalin menjëherë në “pension”.

Padyshim që futbolli botëror nuk ishte përgatitur për një ngjarje si ajo e Koronavirusit. Vetëm para pak orësh u vendos që kampionati europian i këtij viti do të shtyhet për në qershor të vitit 2021. Ndërkohë në rastin më të mirë, nëse gjendja qetësohet nga ky virus, kampionatet në Europë do të mbyllen në fundin e qershorit dhe korrikut të këtij viti.

Pak kohë për pushime, ose më saktë aspak, pasi ekipet do të nisin stërvitjen për sezonin e ardhshëm që nis në gusht, pasi do të kemi kampionatin europian në vitin tjetër. Ndërkohë sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, është firmosur edhe nga FIFA projekti i Botërorit të klubeve që ishte caktuar për t’u zhvilluar në qershor-korrik 2021, por që do të shtyhet me disa muaj më vonë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online