“Te Juventusi do humbja dy vite kot”, Pjaniç rrëfen prapaskenat në merkato: Mund të shkoja te Interi

Miralem Pjaniç la Juventusin pas katër viteve të suksesshme për t’ju bashkuar në verë Barcelonës. Boshnjaku ndihet i lumtur për këtë lëvizje në karrierën e tij, teksa në një intervistë për “Canal Plus” shprehet se është në klubin më të mrië në botë. Më tej ka zbuluar edhe detaje nga prapaskenat që e kanë shoqëruar përgjatë merkatove.

Pjaniç rrëfen se te Juventusi ka pasur mundësinë të transferohej edhe dy vite më parë, por do të rrezikonte të humbte 2 vite më kot për shkak se mesfusha e bardhezinjve ishte e mbushur me emra si Vidal, Pogba dhe Pirlo. Gjithashtu një mundësi për të ka qenë edhe Interi, por sipas tij atëherë nuk ishte koha e duhur.

“Jam në klubin më të mirë në botë, me stilin e lojës që unë kam kërkuar gjithnjë. Qëllimi im është të fitoj trofe. Në të shkuarën pata mundësinë të shkoja te Bajerni i Mynihut dhe Interi, por nuk ishte koha e duhur. Për më tepër mund të shkoja te Juve edhe dy vite më përpara, por rrezukoja të humbisja dy vite më kot, pasi atje ishin Pogba, Pirlo dhe Vidal”, ka thënë Miralem Pjaniç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online