“Të jem unë ai që e ngjit Instabulsporin në elitën e futbollit”, mesfushori që çmendi Turqinë: Kombëtarja e Shqipërisë? Qershia mbi tortë

Eduart Rroca realizoi një çmenduri të vërtetë në Turqi duke shënuar tre gola brenda 16 minutave ndaj Denlizpsorit. Por fatkeqësisht për të, nuk mund ta shijonte këtë shpërthim pasi Instabulspori humbi në shifrat 4-3. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, Rroca ka folur sa i përket ecurisë në Turqi dhe njëkohësisht për Kombëtaren.

“Keqardhja është e madhe, pavarësisht tre golave që shënoja. Fundja jam mesfushor dhe tre gola nuk i shënojmë në çdo ndeshje. Për më tepër që ishte jashtë, por në fund nuk fituam dhe ky është futbolli. Shumë situata ndodhën në atë ndeshje, sapo shënonim, ne pësonim. Objektivi ynë është që të ngjitemi në elitë, për herë të dytë rresht dhe tani jemi shumë afër, por kjo humbje e fundit na i komplikoi shumë gjërat.

Play Off është i vështirë, ne donim vendin e dytë. Në ato ndeshje që janë shumë ekipe, diferencën e bën eksperienca. Ndërkohë ne kemi më shumë lojtarë të rinjë që duan të promovohen. Unë kam pësuar një dëmtim në kavilje dhe për këtë arsye kam ngelur jashtë për shumë kohë. Shpresoj shumë që të bëhem unë ai që do ta ngjisi Instabulsporin në elitën e futbollit të Turqisë. Kombëtarja? Shpresoj që të realizohet edhe kjo ëndërr, si qershia mbi tortë”, tha Rroca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *