Në mediat italiane u përfol për interesimin e Interit karshi Armando Brojës. Megjithatë për t’i dhënë fund zërave mendoi drejtori i Interit, Ausilio.
“Nuk do të nënshkruajmë me Armando Broja në janar. Jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi.
Ne e njohim shumë mirë Brojën, ai është rikthyer dhe së fundmi shënoi, por nuk ka asnjë shans për ta parë atë të bashkohet me Interin”, tha Ausilio. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/