Në ndjekje të talenteve, Tirana firmos për 3 vite me talentin e Kombëtares

Tirana vazhdon me zyrtarizime talentesh. Bardheblutë kanë afruar në ekip Jordi Jakun. Mesfushori 17-vjeçar është pjesë e Kombëtares dhe shihet me potencial të madh.

“Jordi Jaku është bardh’e blu! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e mesfushorit 17-vjecar Jordi Jaku.

Talenti i Kombëtares U-19, ka firmosur me klubin tonë një kontratë për tre sezonet e ardhshme duke bindur kështu stafin se me talentin e tij është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit. KF Tirana vazhdon me projektin për të promovuar sa më shumë talentet e së ardhmes!

Klubi i uron mirëseardhje @jordijakuu dhe suksese me fanellën tonë”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online