Të hënën përfundon fasha e parë e pagesës, FSHF njofton për ecurinë ndarjes së paketës financiare

Federata Shqiptare e Futbollit u erdhi në ndihmë gjithë aktorëve të futbollit tonë, duke u shpërndarë një paketë financiare për të përballuar krizën e krijuar nga pandemia Covid-19. Qeveria refuzoi të jepte pagën e “luftës” për futbollistët, për këtë arsye FSHF nuk priti më gjatë dhe nisi nga puna për të mos i lënë në baltë lojtarët, trajnerët dhe arbitrat shqiptar. Këta të fundit e kanë këtë sport edhe profesionin e tyre me të cilin sigurojnë të ardhurat mujore, prandaj edhe ofrimi i një page minimale këtë periudhë kur futbolli është i ndërprerë ishte diçka për të cilën kishin vërtetë nevojë.

Ndërkohë FSHF ka bërë me dije ditën e sotme se jo më larg se të hënën do të përfundojë fasha e parë e pagesës për aktorët e futbollit që përfitojnë nga ndihma financiare që organizimi më i lart i futbollit në vend vuri në dispozicion. Gjithashtu njoftohet se nga dita e martë do të fillojë menjëherë edhe shpërndarja e fashës së dytë se pagesës. Ndërkaq Federata risjell edhe një herë në vëmendje kategoritë që përfitojnë nga paketa financiare e ngritur prej tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije të gjithë opinionin sportiv dhe grupet e interesit se ditën e hënë datë 18 maj 2020, do të përfundojë fasha e parë e pagesës për kategorinë e punonjësve të futbollit që përfitojnë nga paketa financiare e ndihmës së FSHF.

FSHF do të fillojë ditën e martë me fashën e dytë të pagesave për të gjithë këtë kategori. Edhe njëhere sjellim në kujtesën tuaj kategoritë që përfitojnë:

  • Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
    · Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
    · Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.
    · Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.
    · Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.
    · Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.
    · Klubet e kampionatit të femrave.
    · Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *