“Të gjithë trajnerët janë shkarkuar, vetëm Guardiola jo”! Batuta e Ançelotit: Kështu si po ecën, edhe Pep do ta largojnë një ditë

Real Madridi do të luajë kundër Valencias dhe konferenca për shtyp para asaj ndeshje ishte interesante. Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit është pyetur për shkarkimin e Gennaro Gattusos nga pankina e Valencias, të cilën e drejtoi për gjysmë sezoni.

Trajneri i Real Madridit nuk u befasua aspak nga vendimi i Valencias dhe bëri shaka me Pep Guardiolën, për të cilin tha se mund të shkarkohej gjithashtu. “Ky është realiteti për trajnerët. Të gjithë jemi shkarkuar përveç Guardiolës, por edhe Pep nëse vazhdon të punojë kështu, edhe ai do të shkarkohet një ditë. Edhe mua më ka ndodhur në karrierën time, por unë jam ende këtu”, tha Ancelotti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online