Myrto Uzuni më në fund arrin të çlirohet me Kombëtaren, duke tundur rrjetën kundër Spanjës. një gol që i kishte munguar sulmuesit beratas prej kohësh. Në një intervistë për “Ora Sport” në “Ora TV”, Uzuni ka treguar emocionet e tij për golin e shënuar, si dhe ka zbuluar mesazhet që ka marrë nga shokët e ekipit të Granadës, të cilët janë befasuar me lojën e kuqezinjve.
“Normalisht të gjithë mund të thonë fat por ka të bëjë edhe si e ndjek askionin. Nëse e kërkon diçka, mund të arrihet. Është ndjesi shumë e bukur dhe diçka shumë e madhe ti shënosh Spanjës. Jam shumë i lumtur me veten time, por jo për rezultatin. Gjtihë ekipi ka lu.ftuar dje, të gjithë çunat kanë dhënë maksimumin. Të gjithë që më njohin mua e dinë sa besim kam te vetja ime dhe ky besim më ka sjellë deri këtu. Sa herë futem në fushë dua të shënoj sa më shumë. Jam shumë i lumtur që goli i parë në Spanjë erdhi kundër Spanjës. Uroj që të vazhdoj të shënoj në La Liga. Kam kaluar një periudhë jo shumë të mirë me Kombëtaren, të jem realist. Por kjo do të thotë që unë nuk ndaloj së punuari dhe nomralisht edhe golat kanë për të ardhur. Fati njëherë të dënon, një herë të jep të drejtën.
Pas ndeshjes ishin të gjithë të mërzitur, pasi e pamë si shkoi loja. Kishim mundësitë, me pak përqendrim më tepër mund të ishim akoma më të lumtur. Të përfaqësosh ekipin kombëtar është arritja më e madhe për një futbollist. Për sa i përket golit jam vërtetë shumë i lumtur, pasi më kishte dënuar fati shumë herë me ekipin kombëtar dhe jam shumë i lumtur që shënova këtë gol kundër Spanjës. Ky është një motiv më tepër që të punoj më shumë, pasi çdo gjë është e arritshme. Jemi në një grup te ekipi i Granadës dhe të gjithë më shkruajtën, me thanë që tani është radha të shënosh me ne. Të gjithë ata janë befasuar me lojën tonë, kemi bërë një ndeshje shumë të madhe dje. kemi një ekip shumë të mirë dhe mund të shkojmë shumë lart. Uroj që stadiumi të jetë i mbushur. Nuk është thjesht miqësore për ne, pasi është Kombëtare dhe nëse është Kombëtare të gjithë tifozët do të vijnë“, ka deklaruar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/