Radhë të mëdha për një biletë! Maqedoninë e Veriut e pret “ferri” në Portugali, biletat avullojnë në pak orë

Portugalia është vetëm 90 minuta larg kualifikimit për në Kupën e Botës. Pas Turqisë, përballë luzitanëve do të zbresë në fushë Maqedonia e Veriut. Fqinjët lindorë treguan se dinë të bëjnë surpriza dhe eliminimi i Italisë është dëshmia e pastër. Por në stadiumin “Dragao” të Portos i pret “ferri” portugez.

Biletat kanë avulluar në pak orë, teksa 50 mijë biletat e vëna në dispozicion janë shitur të gjitha. Tifozët portugez kanë mbajtur radhë të gjata për të bërë tyren një biletë, ndërsa shumë të tjerë po përpiqen të sigurojnë një të tillë përmes tregut të zi, ku nga 10-20 euro, çmimi ka shkuar në 200 euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online